Çaste poetike me poeten;-Shegushe Ferhati ALLKJA

Zemra ti dëgjoj zemrës të ëmblën melodi

————————————————————-

Kur më zë gjumi, më mbulon ngadalë

Me avrën e tij më puth në ballë!

Më përkëdhel flokët duke pëshpërit.

A e di që të dua më shumë e ç’do ditë!?

E dëgjoj si në ëndërr, vazhdoj e dremit!

Duke më përqafuar, belbëzon përsëri.

Gjithmonë dua të mbaj pran vetes në gji,

zemra ti dëgjoj zemrës të

ëmblën, të magjishmen melodi.

Kështu ëndërroja dhe kur isha i ri.

Puthjet ti dërgoja me telepati

Shpirtrat ndjenin, besonin në Dashuri!

(Atëherë s’kishim nevojë

për telefona e teknologji.)

Busulla ime ishe ti.

Ndaj nuk më lodhte as një stuhi!

Unë e di, që më dëgjon tani.

Po ti fli ,fli se me dritën e Hënës

Si dikur në ëndrrën tënde do të vij!

Mendjen sundon kjo dashuri.

E më mbështjellë në kraharorin e tij .

Zemra i dëgjonte zemrës të ëmblën melodi!

Nuk e dija ç’dalldi,

dridhërimash kishte shpirti i tij.

Unë flija në paqe, përqafuar

 nga atmosfera e avrës së tij.!

Ashtu si në ëndërr ju përgjigja me mirësi,

vite pa fund të uroj dashuri!

Këtë sta them un,

por zemra ime që rreh tek ti.

Mos të kursejmë fjalët,

për ç’do Dashuri…

Ato janë mjaltë, ilaç për ç’do njeri.

Kur flet e i thua me çiltërsi…

/QendraPress/