Çaste poetike me poeten;-Shegushe Ferhati ALLKJA

Vajzë! Je lulja e zemrës time, a e di?
—————————————-
Djellin adhuronte, të shihte në sytë e mi!
Ndaj për të sillja pranverën në shtëpi!
Rrogos lulesh, shtroja për tonën dashuri!
(Vazhdoj ta kopjonte dhe ai, buqetat seri..!)
Shpirt lirë, respektoja ç’do kufi.
Nuk u vonua ta vlerësoj e di e di.
Në makinën e re më bëri shoferin e tij…
Natën pa hënë kur shkonim maleve për ski!
Rrugës për në Airbnb, më kish qerasur gjys gote vere, shishen e mbaroi ai…
Se unë në të vërtetë asgjë nuk pij.
Vajzë je lulja e zemrës time, a e di!?
Mëndjen më ke marrë,
më je rrënjosur pran zemrës në gji!
Asnjëherë s’munda të iki nga ti.
Femrat janë si lulet, unë e di,..
besoj se s’më ka tradhëtuar zemra e tij ..!
Kur mërzitesha,
më dhuronte cigare ti bëja shoqëri.
Në Airbnb, ( kur përgatisja meze) më lexonte poezi!
“Kur nuk kisha libra, në rrjetet sociale
më lexonte të preferuarit e mi.
Kjo ndodh kur femra besnike, ska të fshehta,
as të bankës llogari… Gjithësesi
nga shpirti i saj ka falë gjithë jetën dashuri.”
Kur grindeshim, vinte pran me qetësi.
Unë Të Dua, lulja e zemrës time, ti e di..!
Në vesh më vendoste një kufje,
të dëgjonim këngët e preferuara të tij!
Romancën e jetova gjithësesi…
Në jetë s’mu desh të ishte i pasur ai,
me xhestet e vogla diti, të më
sundonte zemrën, madhëria e tij !
Sot gjysëm shekulli grua,
më bënë të rend gjithmon pas tij!
Djellin e artë , do të sodisi në sytë e mi!
Oh, sa çudi..! Jeta qënka dhimsuri !
Të mëson, që ç’do mosh, paska të sajën dashuri…
/QendraPress/