Çaste poetike me poeten;-Sherife ALLKO

Është jeta ime

________________________

E dua çdo grimcë jete.

E mbledh frymën e lëkurës sime në kupën e artë ,

si rreze drite të përhershme .

Askënd nuk lejoj të ma marrë

ëndrrën në lëvizje valësh hyjnore.

Është jeta ime,

në shtratin e fatit tim.

Jehona e lojrave tinëzare, parandjenjë mistike .

Kam ndjesi se

era e mesnatës është udhërrëfyesja ime në hapat e mi të jetës .

Mos u lodhni kot, ju kuçedra,

të gllabëroni mesnatave të qeta,

kur hëna fle për një çast dhe botën e mbulon tisi i zi .

Harrojeni t’i bëni keq trëndafilit të sapo çelur ,

ka gjemba të fortë idhnues që të shpojnë .

Dikush më mbron nga lartë .

Ai është kujdestari i jetës time ,

është Zoti im.

Sherife Allko

/QendraPress/