Çaste poetike me poeten:- Shire DHIMA

E dua heshtjen!

—————————–

Hera herës e puth heshtjen

Vetëm ajo gjendet pranë meje në çdo moment

Brënda saj, copash bëhet një kureshtje

Brënda saj shumë fjalë ,ulen zënë vend!

Ulen fjalët,heshtja i puth ngadalë një nga një

Fjalët ndonjëherë shtërngojnë dhëmbët fort

Për çudi ,mes dhëmbësh nuk del një xixë zë

Brënda saj në lëvizje është një botë!

Rrugë pa fund dalin,

me sekonda përshkon sa kilometra

Dielli i shpirtit,heshtjen herë herë e ngroh

Është diell që e kërkon vet zemra

Rrezet po aq të ëmbla,po aq perla qëndisur,

si këto rreze që prekin ngado!

Po hëna?

Në errësirën e heshtjes,

thyen panoramën pa zë

Katalizator i fortë qënka ,

tamam si Nëna

Thyen akuj zemrash,

copë akulli s’ngelet asnjë

Si zogj dallëndyshe dalin yjet

Tek qumështi i hënës ,

çukisin nga pak

Siç çukisin cicërima zogjsh ndër pyje

Siç çukisin qelizat në trup për pak gjak!

Bota e heshtjes është botë e kopsitur

Pa dashur ndonjë ngelet zbërthyer

Fjala hapet ,si barë i kositur

Bota e heshtjes,me njërin sy fle,

tjetrin për fjalët e mban zgjuar!

/QendraPress/