Çaste poetike me poeten;-Shpresa DHIMA

FLI E DASHUR
————————
Mendimet kaluan fluturim
Teksa gjumi mori arratinë
Në hije ç’më bëhet një dritë
Sytë e tu endur syve të mi.
Ç’më vështron ashtu menduar,
Vall çfarë të kujtojnë sytë e mi,
Lotin ,apo gëzimin tim…
Dritë e shpresë për sytë e tu.
Lërmë sonte të fle…
Ti vjen ulesh timit qerpik
Më vështron ëmbël e më thua :-
Fli e dashur, zemra ime në sytë e tu u zgjua
/QendraPress.com/