Çaste poetike me poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

Buzëqesh

—————————–

T’u luta ma shto buzëqeshjen!

Madje të ftoj të buzëqesh edhe ti me mua!

Ti më përqafove fort, më pëshpërite thjesht të dua!

Gjithmonë, të pata thënë,

ka një arsye për të buzëqeshur.

Tek ty reflektohem edhe unë,

Bota do të na duket më e mirë!

Ti dielli që përflak dhe unë deti valëshkumë!

Asgjë në këtë botë nuk ndodh kot!

Veç ti, pa buzëqeshje mos rri,

Madje unë timen ta fal si shenjë mirësie

për shpirtin tënd…

Për pak lumturi!

Kur çaste lumturie të shpërndahen,

Ti vetë buzëqesh kaq bukur,

Një ditë do të rishfaqem,

e shndërruar me krahët si flutur…

Pranverën do t’sjell në shpirtin tënd,

Do të jem edhe unë një shpirt i lumtur!

Në vetmi, përsëri buzëqesh,

Ti vërtet e di që

ajo është ngjitëse…!

Ti, mos harro, prapë e prapë buzëqesh!

Me buzëqeshje je rrezëllitëse!

Telat e universit i bënë të dridhen,

Sytë lëngështues flasin vetë;

Pak nga shpirti yt i pastër,

pak shprehje ku dita ëmbël shkrihet,

Buzëqeshja tënde si rrufe e zbritur nga retë

/www.QendraPress.com/