Çaste poetike me poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

Brenda librit
————————————-
Si libër pa fund shfletoj vetveten,
Një film i gjatë shpirti im i dlirë,
Akoma mbi supet e mia mbetem,
Jeta, pasioni, dhimbja aty shkrirë!
Vështroj me sytë e mendjes e lexoj,
Eh, sa shumë mendimi më vlon,
Përpiqem të jem prozë e shfletoj,
Ndër brinjët diçka më sëmbon…
Ah ky “ah-u” që jetën ma merr,
E ma shtrin ndër faqet e librit tim,
Aty sikur ti të vije dhe njëherë,
Një urë do t’ngrihej si premtim!
Koha librin e jetës do ta zverdh,
Unë brenda me copëra aty ndërtuar,
Rrëfenjat e mia në hapat që hedh,
Mes prozës dhe jetës së jetuar!
Para meje ky film akoma shfaqet,
E fletët e librit shkruhen pa droje,
E ledhatuar, e rrahur shpërfaqem,
Si ujët e burimit ndër kroje….
/QendraPress/