Çaste poetike me poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

POEZI

————————–

Kur ëndrra e madhe të vij…

Pranë do të jem kam shpresë,

Do të takohemi diku, në një botë tjetër,

Ndoshta e shkrirë do të rrjedh si vesë,

Do të ringjallim dashurinë e vjetër!

Si siluetë dritash do të ndrijë për ty,

Mes qiparisash si yll i bukur do të shfaqem,

Si erë lulesh do të fryj…

Dhe ti do t’më duash në paqe!

Kur të jemi në paqen tonë,

Sa herë të ndjesh aromë fushe,

Në ëndrrën e madhe përgjithmonë,

Unë edhe ti përqafuar ndryshe!

/QendraPress/