Çaste poetike me poeten.-Shpresa Gashi ZURNACI

TRIMËRISË SONTE DO I SHKRUAJ
———————————————————
Sonte s’më merë gjumi mua
Disa vargje trimave pa ju shkruar
Për me ju kënduar pushkëve t’lirisë
Të Prizrenit, tanë Dardanisë
S’do i marë gjithë vendet mbarë
Veç po flas me Drinë të Bardhë
Po i kërkoj për me m’treguar
Pse në kuq ngjyrën ndryshuar
Në Pashtrik dua të shkoj
Për çdo ngjarje të më tregoj
Për betejat dhëmb për dhëmb
N’luftë me sërbin jetët dhanë
Ku shqiponjat për atdhe
Falnin jetën si me le
Për me sjellë armatim
Armë për trimat për luftim.
Ne Rahovec, Krushë e Gjakovë
Pena ime të marre hovë
Te shkruj për tokën ndezur flakë
Ku çdo pllamë asht la me gjak
Ku janë gjallë dhe plagët sot
Që nuk zhduken në jetë e mot.
Më andej në qytetin tim
Do të shkruj për Prizren
Për qytetin ku u lidhë besë
Ku si shkau shkau i zi
Nuk kursej as gra e fëmijë
As të s’murët gozhdu n’shtrat
Shumë të tjerë dogjën më flakë
Bash si bishat egërsu
Kryeqendrën për me faru..
Si kudo në Dardani
Por më tej n’mbarë shqiptari
Barrut hanin trimat me dhamë
Me çliruar tonin Vatan
Po s’mund të ri pa ju shkruar
për ata që kanë kontribuar
Për Has, Kukës e Tropoj
Pena ime sonte t’këndoj
T’këndoj për mbarë shqiptarin
Që nga jugu e në veri
Që i treguan botës mbarë
Se është një populli shqiptar.
/QendraPress/