Çaste poetike me poeten; Shpresa PALOJA

AH! SA DO TË DOJA

————————————

Ah! Sa do të doja të shëtis në çdo vend

Në secilin kontinent me rend

Të shikoj gjithë njerëzimin

Përreth, Botës t’ia shoh kufirin

Ah! Sa do të doja të kisha një tjetër fuqi

Magjike do të thosha

T’i kisha mbledhur të gjithë

Në vendin ku na e lanë të parët

Ah! Sa do të doja t’i shikoja të gjithë

E t’iu thosha nga afër një fjalë

Mos ta harrojnë vendlindjen

Mos të harrojmë nga kemi ardhur

Ah! Sa shumë do të doja

Të përshëndeteshim më dorë në zemër

E të buçisnin nga zemrat tona të bukurat fjalë

“Rroftë e bashkuar Toka e nënës shqiponjë”

Ah! Sa do të doja

Përgjithmonë të bashkohemi

Në Tokën e përgjakur

Brezat e ri t’i lindnim në Liri

Ah! Sa do të doja

Në tokën e Dardanisë

Mos t’i harrojmë plagët e Atdhe dashuris

T’i lëshojmë rrënjët e lirisë.

Ejani të gjithë këtu lokja ju pret

Se këtu edhe ëndrrat e shpirti i qetë fle

Ejani tek ne.

Mos ta harrojmë gjuhën e nënës

Se ku i kemi rrënjët tona

Nën hijen e shqiponjës

Të lëshojmë shtat si Komb

Mos te harrojmë se nga kemi ardhur

Ku na lindën njerëzit e parë

Mos e harroni asnjëherë

Vendin tonë të dashur e të shenjt.

Mos…!

/QendraPress/