Çaste poetike me poeten;-Shpresa ZURNACI

PËRSE
————————
Mos lejo të bëhesh pre e tyre
mbulo hallin që e ke
se ata po të dëgjojnë
S’do të hidhërohen
po do të festojnë
S’do ta ndajnë dhimbjen me ty
Njerëz të ligë e ziliqarë
bartin llafe
të thëna e të pathëna
Të godasin fort
sikur therrë me gjemba.
Ndoshta ai ka halle më të mëdha
por para teje gjithë sevda
E kështu jeta e ka
hall mbi hall mos me na ra.
/QendraPress/