Çaste poetike me poeten;-Shqipe BYTYÇI

JU NUK KUPTUAT ASGJË

———————————–

I mbërthyer në lashtësinë time

shpesh mallkuar, kryqëzuar

që nga zanafilla, mashtruar

Milion dhimbje, vajtime

një faj biblik, që kurmit ma ngjitën

bashkë me mëkatet e tërë botës

brirëve të paqenë, ngarkuar

bartës mëkatesh më emëruan

tempujve të shpifur

historisë, sa e sa herë

më flijuan

Si ç’dëshironi

si ç’dëshironi

me bri demonësh

me bisht dinozaurësh

firmëtar historish të shitura

Historia përsëritet

milion lutje dhe qirinj

varur një shprese, shpesh të vrarë

me mollën mbi krye para shigjetarësh

shkruar ose jo, librave të shenjtë

Si m’dëshëroni

si m’dëshëroni

me sy drejt shputave t’mija

me ëndrra të fikura

Ju nuk kuptuat

ritualin e mbijetesës shqiponjës

si shkul pupla e thonj

Ju nuk kuptuat asgjë

asgjë nuk kuptuat

/QendraPress/