Çaste poetike me poeten;-Shukrije Dedinca BOROCI

VARGJE PER NENAT
———————————
Ne sytë e saj shohim diell e hënë
Çdo rrëmuje e furtune
Përmes syve i lexojmë shpirtin
Përmes rrudhave ne fytyre
Kuptojmë dallgët e jetës
Te kaluarën, te djeshmen e te sotmen
Me nurin e buzëqeshjen e saj
Ngroh zemra e ndjell vetëm drite
Fjala e saj te pushton
Ëmbëlsia e saj shkrin akullin.
Nenat tona heroina te jetës
Dikur të hekurta e të viktimizuara
Jepnin gjithçka për familjen
Në Pragë të derës e në pritje
Përcillnin e pritnin familjar
Për veten nuk ushqenin ambicje.
Nenat tona,
Nëna te kombit shqiptar
Rriten e edukuan breza
Na mësonin si të jemi të mbarë.
Sot, nëna të ngritura e intelektuale
Një zemër e një vizion kanë
Për familje e fëmijë
Shpesh dhe veten keq e lanë.
Me gjithë jetën dinamike sot
Me sy e vesh çdo gjë e perceptojn
Në hap me shkencën e kohën
Pa lënë asgjë anash duan te shkojnë.
Pa harruar nënat si ishin dikur
Të gëzohemi për nënat sot
Kjo shtyllë e fortë e familjes
Edukon breza per te ecur në këtë botë.
Duani e respektoni nënat e femrat
Kjo gjini hyjnore qe Zoti e bekoj
Bashke me meshkuj e baballarë
Kështu kombi ynë do përparoj…
/QendraPress.com/