Çaste poetike me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

SOT 18 VITE

———————-

Sot me 21 mars

18 vjet janë bere,

qe kur moj nene

ne ketë bote na ke lënë.

Ti shkove pa amanet

zgjodhe natën duke fjete,

ne mëngjes me s’te dëgjuam

shpirti yt kishte ndërruar jete.

Nene, sa shume e paske dashtë

vëllanë e babanë tone,

shpejt u bashkove me ta

nuk deshe me t’jeton.

Kur u humbëm qe te tre

kah qielli shpesh shikojmë,

sikur u kërkojmë juve

e duam t’ju kujtojmë.

Qe atëherë,

lulet qe ti mbaje,

nuk e kane me atë arome

kopshti yt ka tjetër pamje..

Zëri yt i ngrohte

me nuk dëgjohet,

shtëpia ka zbrazëti

si dikur me nuk ngrohet.

Për ty kishin nevoje

edhe zogjtë e malit,

per çdo gjallese mendoje

nuk i droje lodhjes e hallit.

Valle, si është kjo jete

edhe njëqind po te jetojmë,

sa te jemi gjalle na mallëngjejnë

kemi nevoje ti kujtojmë.

Shuki

/QendraPress/