Çaste poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

Heshtja e erës.
——————————
Shurdhoi
veshët e pemëve
heshtja e erës,
zogjtë kënduan
me fishkëllimën e saj.
Prekja e butë e dëshirës
fjeti mbi petale,
u fsheh
në aromën e trëndafilave
piu të kuqtë si vera
u deh e u çmend
ngau e dashuruar
si yjet
pas hënës së argjendtë…
***
Erdh pranvera e ngazëllyer
si vajzë që ka rënë në dashuri,
dehen pemët,sumbulla degët
çeli qershia poezi..
/QendraPress/