Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Shpirti im, një copë tokë
————————————-
Rrahur stuhive dimrash të egër
Djegur gushtit rinisë prushit
Shuar shiut vjeshtës pikëllimit
Shkelur lënduar nga këpuca
e mashtrimit…
Shpirti im një copë tokë
shkëmb i thepisur që synon qiell
Shpirti im një copë tokë
ku plugu i dhimbjes lëvron thellë
Shpirti im një copë tokë, Plis
që asgjë më shumë s’kërkon
veç stinë dashurie ku bleron e lulëzon…
diell buzëqeshje, frymë jete, shi shprese
/QendraPress/