Çaste poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

Brenda ëndrrës.
——————————
Na ndajnë mijëra kilometra
na ndajnë ditë dhe netë të gjata
na ndajnë muaj tekanjozë
na ndajnë stinët krahëthata.
Na ndajnë male edhe fusha
dete oqeane po,na ndajnë
na ndajnë meridiane, paralele
veç dy zemra bashkë na mbajnë.
Na ndajnë të zezat thashetheme
na ndan smira e pabesë
na ndajnë botë të pakuptimta
por jo, s’mund të na ndajnë dot në kujtesë.
Na ndajnë lindjet,perëndimet
orët e lodhura ne na ndajnë
por se puthjet përqafimet
brenda ëndrrës bashkë na mbajnë.
/QendraPress/