Çaste poetike me poeten:-Shyrete DEMAJ

Unë jam e bukur.
—————————-
Po aq e bukur sa ç’mund të jetë
një grua e lumtur për çdo mëngjes
që zbardh,
jo nga dielli por nga një puthje
e ëmbël plot dashuri.
Unë jam e bukur,
Po aq sa ç’mund të jetë
një nënë me zemrën plot
e bekuar me përqafime e buzëqeshje fëmijësh.
Unë jam e bukur,
Po aq e bukur sa ç’mund të jetë
një gjyshe me flokë prej bore,
me bardhësi shpirti dhe parfum kujtimesh.
Unë jam e bukur,
sa ç’mund të jetë një poezi,
kur ditët më frymojnë dashuri.
/QendraPress/