Çaste poetike  me poeten:-Shyrete DEMAJ

Në dhomën e vetmisë

—————————-

kërkoj veten.

Padija ime, errësirë

e pangopur, kërkon dritë

përgjon në frëngji shpirti.

Nata ime pus i thellë

mbuluar me kapak frike

për të mos u mbytur shpresa.

Nuk mjafton të zbuloj zjarrin

brenda vetes të gjej vetveten,

Lexoj dhe vras padijen time të zbrazët .

Sprova rëndon si plumb

zemrën dhe kthjell

sytë e mendjes.

Në dhomën e vetmisë

mbjell bimën e dritës

të ndriçoj veten si llamba…

/QendraPress/