Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Errësira ime

——————————-

nuk është aq e madhe

ku xixëllonja e shpirtit

të ndriçojë sa një yll..

Heshtja ime

nuk është aq e madhe

sa të nxë detshpirtin

që dua të derdh në vargje..

Vetmia ime

nuk është aq e madhe

sa të nxë qiellin e dashurisë

që në zemër kam..

Dhimbja ime

nuk është aq e madhe

sa të urtësohem,

të thinjem, të zbardhem

si ajo perëndia e argjendtë

që më vjen nëpër ëndrra

dhe më thotë; -versioni yt më i mirë jam..

/QendraPress/