Çaste poetike me poeten :Teuta Anif MUJI

Ende pres t’më vish një ditë
————————————————————
Buzëqeshni, gëzoni
Festoni,jetoni..
Ama..
dhimbjet e tjetrit mos i harroni
S’i t’më qesh buza kur gëzim s’kam pa
Si t’mkëndoj zemra kur vajton pa nda..
Si ta ndal lotin, t’mos pikoj
Si ta ndal vargun,që buron nga brenda
Si të mos shkruaj, dhimbje nga zemra..
U bënë sa vite , kaluan dekada
Për ty asnjëher më s’dëgjoi nana
Zëri dridhet kur flas
pëmëm më kurrë s’të panë me sy
Vajza që dashurove, u bë një heroinë
Mbeti e vetme në rolin prind..
Motra ende qan vëllanë
Po një varr si nuk ta pamë..
A je gjallë, apo të vranë?!
Shumë pikëpyetje në jetë kaluam
Asnjë përgjigje dot se morrëm,
Me fatin u pajtuam, asnjë çast nuk të harruam!!
Ku do qofsh ti faqebardhë,
Ne për ty jemi krenarë
Cili do qoft fati yt,
do të pres unë për çdo ditë,
të më vijë një lajmëtar ..
Të gjetën ty.. a t’gjetën varr..
Si e çmendur mund t’ tingelloj
Që ende pres t’më vish një ditë
Por.. thonë shpresa, s’njeh kufinjë!
(Dedikuar personave të pagjetur, nga lufta)
& & & &
Pa fjalë pa zë pa arsye
——————————
Ekziston një shikim ..
që thumbon
më shumë se një bërtimë,
Që buçet sa malet
E ndez zjarret
Pa fjalë pa zë pa arsye
Veç një shikim..
& & & &
Kacafytje
——————————-
Seç më vjen e seç më bren
Të kacafytem me të pavërtetën
Të rebelohem kur
heshtja mbron gënjeshtrën
Seç më vjen e seç më bren
Të ngre zërin për t’vërtetën
A do t’mësohem të kuptoj jetën
Edhe lulen edhe therën.