Çaste poetike me poeten;-Teuta Beqari OSMANI

E vërteta vret!
—————————-
Ndonjëherë,
E vërteta vret kaq shumë
Sa vrasja me qëllim është si një “lojë”!
Por kur e vërteta rron më tepër se çdo gjë
Nuk ka as baltë e as mur që ta mbulojë!
E kur shoh në disa që fshehin fytyrën pas gishtit
Disa kapin hundën, disa hapin sytë më tepër
Disa shtrëmbërojnë buzët
Disa nuk shohin fare deri në përhumbje
Pasi e vërteta i lë pa fjalë, pa gojë, pa sy, pa vesh
Derisa zhduken, si hije veniten
Si përballë një shkëndije që i djegë!
E shoh se s’u vjen për hise
As për iso nuk u ndjek
E vërteta çan edhe muret
Edhe të vdekurit i ngre mbi dhe’!
Kjo është e vërteta
E nëse doni e apo s’doni
Pak rëndësi ka…
Në daç mbulohuni
E në daç fshihuni
E në daç më urreni
A e të më doni…
Unë kjo jam!
E vërteta vret…
Si vet fjala !
Ndaj, kur flas, e kur kurrë s’dëgjohem,
Të paktën një autografi me shkrim e lash’
Për të vërtetën dhe vetëm për të drejtët
Si vet Zoti e t(d)a
/QendraPress/