Çaste poetike me poeten;-Teuta BIÇAKU

Kohë shiu, si kohë karantine

——————————————-

Rrugët heshtin nën hapat e shiut,

pas xhamash të lagur, si ëndrra të tulatura.

Era përplas dritaret me duar të padukshme,

një simfoni vetmie pas muresh të mpakura.

Orët pikojnë si lot mbi dritare,

ditët në hije të zgjatura treten,

heshtja mbulon zërat e botës,

një mantel pluhuri që mbi kujtesë mbeten.

Por diku pas reve, dielli nuk fle,

me një fije drite, çan tej perden gri.

Ai pret, si fjala e pathënë në buzë,

si premtim se nesër prapë do të vijë.

/QendraPress/