Çaste poetike me poeten:-Teuta BIÇAKU

Prehje

————————-

Kur era fryn dhe shiu troket,

e lodhja si pelerinë të mbështjell

mos e lufto, lëre të tretet,

si gjethet që në gjumë të butë bien .

Lër natën të të ftojë në një qetësi të lehtë,

ku mendimet shuhen si hije mbi mur,

mbylli sytë, mos mbaj asnjë peshë,

lër shpirtin t’fluturojë si flutur plot nur.

Dhe nesër, kur dielli të të prekë me dritë,

do ndjesh një fllad, një forcë të re,

se edhe lodhja ka ritmin e vet,

e ti je më e fortë se çdo sfilitje.

Merr frymë thellë, thellë…

ndiej prehjen dhe pusho pak.

Lër qenien të mbështillet në gjumë ëndrrash ,

vër mbi qerpikë të mermertin kapak.

/QendraPress/