Çaste poetike me poeten;-Teuta BIÇAKU

Tri fytyra
—————————
Më sheh hija nga brinjët e errësirës,
rrëshqet në sytë e mbyllur të heshtjes së gurit,
atij të palëvizurit në fund të ujit.
Një tjetër jam në rrugën pa emër,
dritë që thyhet në xhamin e furtunës,
këmba ime shkel mbi hije që gumëzhijnë
si insekte në asfaltin e nxehtë të udhës.
E treta, një frymë që s’njihet,
i ngjan një trupi që s’ka trup,
ëndrrës që kafshon skajet e qiellit
pa e gjetur kurrë tokën
ku të bjerë butë -butë.
Në cilin sy jam unë?
Në të hapurin, në atë mbyllur,
apo në syrin që nuk është sy,
por një rreth që shtrëngon heshtur?
/QendraPress/