Çaste poetike me poeten; Tixhe Rexha- GËRQARI

PËLLUMBIT TË LIRISË
————————————
Sot bulëzon pranvera
me dhembjen e kujtimin
për pëllumbat e lirisë.
Zorrët tua tani ngjiz janë
në kërthizën e atdheut
për të rilind rreze dielli
për Leotrimat që lindin në liri.
S’është kurrë shumë
të kujtojmë ty, Leotrim i Drenicës
me shumë Leotrima të Gjakovës
e mbarë Kosovës
Që ngjiz jeni në kërthizën e atdheut
Për të tregu se rilindeni
pranverave me aromën
e çmimit të madh të lirisë.
E lirinë e rishenjtoni
Në çdo festë çlirimi.
/www.QendraPress.com/