Çaste poetike me poeten: Tixhe Rexha-GËRQARI
SYTË E TU
—————————-
(Dëshmorit: Bajram Sylejmani)
Sytë e tu më të thellë se deti,
më të kaltër se qielli…
Ata matnin thellësinë e detit
edhe kaltërsinë e qiellit.
Por kurrë dobësinë e kohës…
Nga lart, sytë e tu shohin vetëm Shqiptari
e këtu poshtë, bëhen pazarllëqe
mbi idealin tuaj për pushtet e pasuri…
Andaj nga përjetësia ndriçoni këtë copëz liri.
Nga yjet hapen rreze,
lidhin si shall këtë tokë hyjnore,
e amaneti juaj pezull rrinë prore!…
/www.QendraPress.com/