Çaste poetike me poeten;- Tixhe Rexha- Gërqari
FOLEJA IME
—————————
Foleja ime është aty ku jetoj
Por edhe këtu në bjeshkë
Edhe atje në lëndinë
Pse jo edhe në breg të detit
Edhe mes luleve me bletë rrethuar
Edhe mes acarit me freski
Po, gjithkund ku ka aromë shqiptarie
Mes njerëzve me zemra të mëdha
Ku ka këngë e dashuri
Aty e kam folenë, e aty do rri
S’është asgjë e përjetshme
E momentet janë ndjesi
Foleja ime është aty ku ndjej lumturi!
/www.QendraPress.com/