Çaste poetike me poeten :Trandafile MOLLA
Mirëse erdhe, Ardhsh i bardhë!
—————————
Dalëngadalë i vrarë shkoi dhe ky vit,
kërrusur, i lodhur nga kjo botë mizore
një tjetër, i riu, si rrebesh shkallët ngjit
përshëndet të vjetrin duke i dhënë dorë.
A thua vallë, ai ka lënë ndonjë amanet,
për paqen e botës ka lënë ndonjë porosi,
për popujt që lufta i ka mbërthyer në manetë,
pēr lulëkuqet e globit që plumbat i kanë përfshi.
Po për dashurinë mes njerëzimit,
qetësinë e prishur botës me ia kthyer,
lumturinë njollosur edhe gëzimit,
tokës mbarë gjallërinë ia ka rrëmbyer.
Me shpresën e shumëpritur një dolli,
për ju o njerëz të mirë e botën mbarë,
me zemër gotën me verë mbushur me dashuri,
do ngre o miq për ju , e popullin shqiptar.
Do të thërras nga shpirti i etur flakë,
gëzuar, lumturi, paqe e qetësi pa fund
ju lutem, nuk duam më të derdhet gjak,
dëgjoje zërin tim që universin tund.
Gëzuar e Mirëse vjen Viti i ri 2025,
ardhsh i bardhë, me bereqet e mbarësi
mes yjesh të presim me gëzim e shpresë,
mes ndriçimit të kësaj nate ti je Perëndi!
/wwww.QendraPress.com/