Çaste poetike me poeten;-Valbona KOLAVERI

NË KOPSHTIN E FLUTURAVE

(Frymëmarrje nga një kopsht i tillë i gjallë në Mjedë Shkodër)

——————————————————-

Në kopshtin e fluturave,

Mijëra lule u dashuruan për një çast,

Sa për mijëra vjet

Ylbere ngjyrash u ndërthurën

Kombinacionesh,

Me më të bukurat kolorite

Vijëzimesh,

Farkëtuar zjarresh,

Që zbrisnin nga diejt aty pranë

Sytë vezullues ndrisnin

Si tē ishin në parajsën e qiejve,

Tek e shihnin mrekullinë e ndërtuar

Si të preknin zotat kopshtet e shpirtit. /QendraPress/