Çaste poetike me poeten; Valbona R.HADRI

Drithërimë
—————————-
Kur drithërimat e shpirtit të pushojnë,
menjëherë, rruga humbet në terr.
Njëmijë pyetja fillojnë të të marrin frymën.
Ndërsa ti mundohesh më kot
të zgjidhësh enigmën.
Ato mbulojnë gjithë pamjet e bukura
që ke parë më parë.
Dhe trupi ka ftohtë,
Ftohtë si në janar.
Është një i ftohtë që t’i djeg
gjithë dilemat dhe heshtjet.
Qe s’pyet për të ngrohtit apo veshjet
Megjithatë kjo është e përkohshme gjithmonë.
Sepse me pas një dritë e vogël ndriçon.
Shpirti s’dorëzohet nga dhimbja e pambaruar
Vullneti nxjerr kokë dhe dëshirën për të jetuar.
Shpirti mbledh forcë të tregoj që është gjallë,
duke vizatuar në terr një mbrëmje të bardhë.
/www.QendraPress.com/