Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Mbreti sevdali.

—————————

Kish qenë një herë

një mbret sojli

dhe kish qëlluar sevdalli.

Që bënte gëzuar me mushti

jo me verë e me raki.

N’atë rrokullimë të majmë

ku ndizej syri në magji

me plot sojlesha,bukuri.

U tereziste për çudi

duke shijuar melodi.

Po zu një natë

nga ç’ish mësuar,

ti mbante mrekullitë në duar.

Një vashë e re me nur e shkruar,

si varfanjake qe mbuluar.

Më ndjej o njeri i mirë

me temena i mori dorën!

Më fal e ndjej mua të gjorën,

se më ra udhë e humba orën,

këmbët mu këtu më sollën.

Ky mbreti huj e sevdali

vashën nuk e pa në sy,

po urdhëroi në qetësi.

Ta merrnin, vishnin me stoli

po vasha s’deshi kurrsesi !

U ngrit në këmbë

nga ç’ish e ulur

përpara tij me nder përulur.

O mbreti im, përjashtë një botë

është më e varfër se një gotë!

/QendraPress/