Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Ç’të jesh vallë?!

————————–

Ti që mu çfaqe

në prag të pranverës

dhe heshtjen e theve

me frymë poezie.

Të ishe vallë muza

që dritë i dha zemrës

a loti që ndjeu

çdo fjalë dashurie?!

Ti që më erdhe

ylber në mes shiut

dëshirë e marrosur

që zhytet në lumë.

A mund të jesh ëndërr

për faj të njeriut,

a frymë e magjishme

që engjëjt të prunë?!

Në zërin e zemrës

gjej nota muzike

Bet’hovenin, Moxartin

i zgjoj në harresë.

E bukur romanca

kur nis me një mike,

Akoma më bukur

kur di të të presë.

/QendraPress/