Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Mbesë krenare.
——————————
N’ato kodra të Burgajetit
ulej hënë prej bukurie.
Ku i thonë saraj i mbretit
i kam rrënjët prej krajlie.
Si prej malesh rrinte dielli
këmbëkryq n’oborr mbretëror.
Fustan ndriturat prej menteli
yjet i qepnin me dorë.
Jam krenare,jam Matjane
se jam mbesë ku lindi mbreti.
Në vargmale të asaj ane
panoramë shtrohet qyteti.
Që e mitur nënë e nënës
ardhur bijë nga Korçë e largët.
Nusërinë e nisi plëngut
vuri kulm, shtroi jatakët.
Sa herë flitet historia
ku u lindën princ e mbret.
Jam Matjane nga Shqipëria
mbesë krenare në Burgajet.
/QendraPress/