Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Për dashurinë…

——————————-

Se di pse vargu ndihet sonte

si një rrëfim

që të shpërthejë.

Më vjen ndërmend fytyra jote

që kukafshehtas

të të gjej!

E marr në dorë dhe orkidenë

mos vallë aromës,

dehesh sonte?

Më kot mendoj se unë të deh

me buzë të prekur

të një gote.

Buzëmbrëmja sonte më largoi,

këtu i dashur,

bie shi!

U bë xheloze hëna bionde

dhe fshihet heshtur

në të gri.

Akrepat tanimë kanë mbetur

tek unë,tek ti

koha ndalon.

Do digjet gacë cigarja heshtur

për dashurinë që ndez pasion.

/QendraPress/