Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Nuk paska më!
————————–
Nga t’gjithë që më duan mora këshilla
ma shtruan jetën me shumë ngjyra.
S’më thanë a ndoshta e harruan,
për qeniet njerëz me dy fytyra!
Kur bota është kaq e bukur
shëndet e jetë dhe s’do asgjë,
Por paska më… në të padukur,
me helm e vrer e paska më…
Kur vitet numëroj si ikën
i mbledh në gjoks dhe i ofshoj.
Nëpër urbanë që panë e pritën
thirrja e shurdhër ti ndalojë.
Ndaj dhe sa rrugë kam për të shkelur
nuk dua unë të flas e ligj.
Por dorë e shtrirë më ka djegur,
të qahem më,me disa miq!
/QendraPress/