Çaste poetike me poeten;-Vilma  NIKA

Kur njoha veten.

——————————–

Ti më ndërmend

dritën e ylberit në shi,

ku ndjeshmëria brishtej

ku fryma përcillej.

N’atë kohë dielli,

n’atë copë qielli,

humba sikur humb

zemra në thellësi.

U panë dhe netët

në buzë të ëndrrës,

qysh se loti ka lind

përnjiherë me mu…

Kur…me dasht, frikem,

me ik, mërzitem!

Diellit s’muj me nejt

dhe hija asht idhnu

/QendraPress/