Çaste poetike me poeten;- Violeta Deda BALA

PËR TU MËSHIRUAR…!

——————————-

Mes ftohtit të jetës udhëtojmë

Duke shpresuar për ditë më të mira,

Çdo ditë me surprizat e saj

Na bën të qeshim , por…,edhe të qajmë .

Sa herë u rrëzova duke ecur dhe në Dritë

Se Jeta êshtë plot shtigje të vështira,

Shpirtin kam gjakosur me dhimbje

E Zotin lusja për ditë më të mira…

Kam dhuruar gjithmonë Shpresë e Mirësi

Duke falur Dritë nga Shpirti im,

Por si shpërblim kamë marrë shumë herë urrejtje

Dhe një lumë të pamat plot zhgënjim….

Eh…; Jeta na përball me shumë fytyra të pafytyra

Që nuk e njohin vlerën e të qënit njeri,

Në dukje janë si engjëj të pafaj

Por që në të vërtetë bashkëjetojnë me Djaj…

Më dhimbsen vërtetë; Po po, janë për mëshirë,

Se kurrë nuk ja lejojnë vetes të jetojnë pa lakmi

Nuk e kanë idenë e të qënurit i / e lumur

E aq më pak të qënit Njeri…

Gjynah për ta….!

/QendraPress.com/