Çaste poetike me poeten;-Violeta Deda BALA

SA KEQ….!
—————————–
Jetojmë si shpirtra të djegur në ujë….
Jetojmë si trupa të mbytur në flakë..
Kështu kjo jetë është bërë rrokopujë..
E asgjë më nuk e saktë….
Maska në fytyrë për shëndet të plotë
Maska në shpirt për goditje të fortë
Buzëqeshje rrëqethëse dhuron çdo ditë
Jetë hipokrizie që s’ka infinit…
Dashuria vdiq ; Urrejtja e mundi
Mirësia u dorëzua ; Hipokrizia fitoj
Shpresa e pa shpresë çdo ditë po rënkon…
E djalli i lumtur kudo po vallëzon….!
Sa keq……!
/QendraPress/