Çaste poetike me poeten:-Violeta HOXHA

Dy poezi
————-
1.
mbi fytyre me pikon vese
por s’mund ta kap , t’ ua jap
s’ka shans
s’ mund ta mbaj
ne mëngët e mia,
apo t’jua them juve nga
prekja e saj
si ndihem …
2.
kohe e çuditshme,
nata rri e nuk e njeh mëngjesin ,
ditët janë njëngjyrëshe ,
mjegull dhe shi,
gri dëshpëruese
– mos valle mjerimi ekonomik yni
ka kosto robërimin e trupit
dhe te shpirtit ….
Me te drejte përshkruan Fishta
në vitet 30 te shekullit të kaluar,
për njerëzit e kohe se tij
idealet i kishin ne kulete …
/QendraPress/