Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

Mos prano
———————–
Mos prano të bëhesh mbret
Nëse shpinën tjetrit ia vret
Mos prano të jesh mbretni
Tjetrit jetën me ia nxi.
Mos prano të jesh i pari
Pa meritë s’të shkon gjë për së mbari
Mos vrapo veç për emër
Pa pas shpirt, pa pas zemër
Mos ia zë tjetrit vendin
Vetëm e vetëm ty të përmendin
Mos u bëj pa karakter
Nuk jeton dot, pa pasur nder
Mos ua zë të tjerëve dritën
Se pastaj hapur e ke pritën
Mos mendo se e kape me dorë hënën
Për të thënë të tjerët, ia paske anën
Mos mendo ti veç për vete
Se po të ndodhi ty e keqja
Pastaj thonë mirë e gjete
Mos vrapo pa e dit cakun
Mos ia ha tjetrit hakun
Mos u ul në vend të madh
Kur s’di të flasësh asnjë fjalë
Mos flit kot pa e pas rendin
Se del dikush, ta tregon vendin
Mbushu mend njeri I dashur
Hec për toke siç ka thënë Zoti
Bëhu i mirë e ndihmo njerëzit
Qoftë i huaji apo i yti.
12.05.2025.
/QendraPress/