Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

Fundmaji i trishtë!

———————————

U ndal jeta atë ditë fundmaji

As s’u dëgjua zë fëmije

As kënga e bilbilit

As aromë e trëndafilit

U nxi qielli, ndali rrezet dielli

Lagja ‘’Tusuz’’, lagja trimave tani

Paska rënë në zi

S’paska zgjedhë katili as plak as të ri

As hendikep e as fëmijë

Ka hyrê në çdo shtëpi

Flakê e tym paska rênë mbi lagje

Në çdo rrugë, kudo nëpër sokaqe

Për tê bërê tê pabërën

Nga Karpatet ardhë

Ata që mos pafshin kurr ditê tê bardhë

U dogjën shtëpi, rrënuan çati

Dogjën krejt çka panë me sy

Masakër bënë atê ditê të trishtë

Nuk iu bë vonë për zemrën e brishtë

Për zemrën e nanës që djalin ia morën nga dora

Për zemrën e nuses që e lan të ve

Për zemrën e vajzës që babin më se pa

Për zemrën e plakut që në gjunjë kish ra

Për tokën arbërore që me gjak u la

Përdorën metoda nga ato barbare

Sepse po u pengonte krejt qka është shqiptare

Edhe frymën edhe ajrin,

Shkja ta ndalje deshe

Sepse të pengonte e bardha qeleshe

Vranë e masakruan në atê maj të thatë

Vranë shqiptarê tê pafajshëm

Martirë njëzet e shtatë!

Çdo herê do ju kujtojmë

Kurrë nuk ju harrojmë

Në zemër u mbajmë përherë

Ju na ngjasoni, në çdo lule qê qelë!

26.05.2025! Prizren

/QendraPress/