Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

I pabesi

————————–

Kan thënë që moti

Të pabesit, besë mos I zin

Mos ta preft rrugën I pabesi

Nga përvoja kêshtu pleqt  kan thënë

Fjalë të  menqura ata kan lënë

Mos  të raft për hise I pabesi

E mos e paç në rreth

Atë që ta dredh e mendon veç keq

Mos e takofsh kurrë në jetë

E zërin mos ia dëgjofsh

I pabesi te përndjek kudo që të shkosh

Mos ia pafsh fytyren

Atij  djallëziu

Po pati mundësi ai të përpiu

Mos t’u ult në konak,I pabesi

Mos ta shkelt oborrin

Mos raft aty pari

Sepse ku shkel I pabesi

Ary  nuk mbin bari

I pabesi shpirt nuk ka

Ia ka shitur djallit

Andaj dëshiron për tjetrin

Mos ta sheh pikën e hajrit

I pabesi nuk ka zemêr

Andaj të keqen e mendon

Si e si tjetrit, thikën pas shpine

Veç atë, ai  mendon

Smirëzi është  I pabesi

I qelbosur gjaku i tij

Nuk sheh dritë as bardhësi

Ai sheh veq terr të zi

Nuk e do, ai të mirën

Nuk jetonme dashuri

Ai ka veç një mision

Tjetrit jeten me ia nxi.

I pabesi injorant

Di të jet dhe arrogant

Rrejshëm betohet për tok e dhe

Shpesh ngjason si I pa fe

Larg nga ai, nga I pabesi

Me atë afër,

Me  të pabesin

Do të mbetet I shqyet thesi.

/QendraPress/