Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Kllounët e errësirës
—————————
Zvarriten nga shpellë e errët e mitologjisë
Kllounë shëtitës me flamuj erëmyk
Vras mendjen: si mëngjeset e përflakur
i bëjnë “synet” të bekuarat ditë…?!
Kjo qenkësh arsyeja e shirave të helmtë !!
Më duhen pëllëmbë gënjeshtre,
të mbuloj sytë, luluar nga kripa
Nuk kam stomak për trupa të
gjymtuar fëmijësh nën predha
Pasqyrat përqeshin fytyrën time,
allá Picasso
Qerpikët kullojnë në vend të lotëve verbëritë
Ushtri robotësh nën marshe funeralesh,
Kameramanët filmojnë “a zombie game”
Shekulli i fundit fsheh kokën, si struci
Kllounët klonojnë njëri tjetrin.
Ç’tmerr!
Kronikat thonë se kjo e gjitha është një thashetheme
Legjendë urbane, a ndoshta një trillim
Kllounë shëtitës, me flamuj erëmyk,
zvarriten nga shpellë e errët e mitologjisë.
/QendraPress/