Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Ditë prilli
——————————
Çdo kush këput lule për t’i dhënë kënaqësi çastit
E nesërmja vajton rrënjë të humbura
Një pyll shpirtrash hedh valle rrëqethjeje
Të mekura aget …
Fjalët e ëndrrave marrin formën e reve
Kotësisë së shpresës vorbullohet vrasja e kohës
Pafrymësi sonanbule…
Të eshtërta petalet, fosforojnë më shumë se hëna
Përbaltur aroma në kopshtet me lule mali
Të pluhurta mendimet…
Në ditën e pranverës kuis legjendshëm era
Veç koha fluturon,
Nuk ndalet…
Shpirtra uji në vend të krahëve.
Ditë prilli!
CopyrightVjollca Aliaj
/QendraPress/