Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIU

Më merr

——————————-

Sikur të kisha fuqi nga ëndrra të të nxjerrë

Të të mbërthejë me afsh në përqafime

E diellin t’a ndalojë të mos e bëjë ditë

Ti të më rrishë pranë sikur në ëndrrën time.

Sa e shkurtë ajo ëndërr e mahnitshme me ty

S’doja që të përfundonte kurrë

Në vend të çarçafit të kuq të pëlhurtë

Ishim mbuluar me lule, të shtrirë mbi urë.

Kur drita e diellit në sy më ra

E dita kishte aguar kaherë

Përgjumshëm të thërrisja ëmbëlsisht

Eja, zog, në shtegtimin tënd më merr

/QendraPress/