Çaste poetike me poeten;-Vjollca ELEZI

NËNAT JANË MAGJI

—————————————

Të rritësh një fëmijë në këto kohë nuk është aspak e lehtë.

Syri më shumë të qan se sa të qeshë.

Edhe pse shumë ndonjëherë mërzitem

nuk ka ndjenjë më të bukur.

Të shoh fëmijët e mi të rriten të lumtur

për ta rri duke u lutur.

Çdo buzëqeshje e tyre është një shpërblim për mua.

Çdo përqafim i tyre në shpirt më ka shijuar.

Jam një nënë e bekuar që zoti jetën me ta ma ka zbukuruar.

Është një jetë e lodhshme me sa shumë mundime.

Kjo është e shumë nënave po kurrë s’pranojmë dorëzime.

Për mua nuk ka nënë të përsosur

bëjmë dhe ne shumë gabime.

Ndonjer bërtasim ndonjëherë dalim nga vetja

mbysim veten me trishtime.

Pastaj me lotët që rrjedhin syve thua çfarë bëra un e mjera.

Kjo është jeta ka furtunë po ka edhe pranvera.

Fëmijët duhet të shohin diell përngahera.

Në sytë e tyre të shohim lumturi

ti ushqej përhëra shpresa .

Me mbesën në krah e shkruajta këtë poezi.

Më frymëzoi tek flinte gjumë në krahët e mi.

Fëmijët e mi i rrita me skamje po me shumë dashuri.

Tani më kënaqet zemra që dy mbesave të

mia ju dhashë pak lumturi.

Fëmijët do mësojnë përmes përvojave të jetës.

Gjithmonë i kam këshilluar të mos dalin prej vetës.

Që kur të vdes të thonë ka rritur fëmijë të mirë

Për çdo nënë është e vetmja dëshirë.

Të fluturojnë si shqiponjat në hapësirë.

Po e mbyll edhe sot këtë poezi

Mos më qortoni ju poet ka dhe mangësi

Ju shkruani më bukur më rimë e lulka jeni magji

Po këto rreshta i shkruaja me shumë dashuri.

/QendraPress/