Çaste poetike me poeten;-Vjollca ELEZI

MALL FEMIJERIE
————————
Sa me merr malli ndonjëherë për gjera edhe pa shumë rendësi.
Tek mblidhja xixëllonja kur isha fëmijë e si kam pare me tani.
Kur vrapoja neper lagje me bukën me sheqer.
Kur me shkëlqenin sytë sa herë ne qiell ndriçonte një ylber.
Kur shoqja ime s’kishte bukë te hante me te e ndaja se lija te qante..
Kur aeroplanit ja bënim me dore sa kishim dëshirë te uleshe ne oborr.
Te fluturonin ne hapësire te kapnin qiellin me dore.
Kam mall për duart e nenës te bëra me brumë.
kur ja puthja fort sa e lumtur ndihesha unë.
Kur na blinte ndonjëherë ndonjë gurabije
na dukeshin sytë e nenës si dritë perëndie.
Kur na lante te gjithëve ne govate
çaste aq te bukura sa shumë ndjej mall.
Na i thante rrobat na i andronte me dore
eh sa është munduar nena e gjore.
Kur vinte mbrëmja dhe binte qetësia
dilte nena na thërriste te avllia
Hajdeni zemrat e nenës se u be shumë
vone po kurrë nuk kishte frik se dikush na shqetëson.
Sot kohet shumë ndryshuan fëmijët e
fëmijëve me ajfon ne duar.
Tani ska me si përpara me orar te
reduktuar tani prindërit kanë përparuar
Ska me përralla te bukura te treguara me dashuri
Tani ajfoni shok për çdo fëmijë
Eh sa mall kam për fëmijërinë time
Te bukur te thjeshte e plot ëndërrime.
Ne shpirt un kam mbetur shumë fëmijë
se prindërit me rriten me dritë e dashuri..
/QendraPress/