Çaste poetike me poeten:- Xhemile ADILI

UNË TË KËRKOVA, TË KËRKOJ…

Kudo një lule të syve dua, kudo një lule mbret,
se kaq tinguj të dëlirë këtu e kaq tinguj të çjerrë,
botë e prapshtë, jetë e mbarë, në arenë kanë hyrë.
Pranverë në dimër, acar në verë,
o ligësi, o errësirë, o dritë, o tmerr!
Më shqeve mishra, kocka e shpirt,
përse duhet të të shoh këtu, përse nuk ik?
Ti, kopsht i vogël, pa anë; ti shkretëtirë,
a mos të thirra, a mos të preka, a mos të ujis?
A mos pate nënë, vuajtjen time, ëndrrën time?
A mos pate baba, gjakun tim, plagën time?
Shporru, ku nuk të gjej, ku dot nuk të shoh!
O Zot, pse bëre kaq madhështi nate të rëndë?
Pse mbylle sytë, kur të kërkova, më shih, më shih?
Si në galop bishash fluturojnë sa shkëndija,
do të shkatërrojnë gjithçka, do të ndezin fundin
që nuk do të mbetet lule e mbarë në këmbë!
I ndal, i shporr!Të largojnë kokat e duart, djajtë!
Unë të kërkova, të kërkoj, mos na shmang; na rri pranë!
Nuk hesht dot më, as bari, as lumi, as deti i madh
e s’dua terr, natë të qullur, por yje shumë dua dhe tash,
sa thërras për secilin, fat të bardhë, shortin plot dritë,
e pulëbardha dua, lejlekë, dallëndyshe që ngrihen lar
/QendraPress