Çaste poetike me poeten;-Xhuljeta Ferra

Para se të duash një grua zonjë.

———————————————-

Para se të duash një grua zonjë,

Pyte veten a je burrë, a je mushkonjë?

Se burri i lidh pantallonat me rrip,

Lidhë besën e nuk bëhet garip.

Nëse je mushkonjë që qëndron mbi lëkurë,

Ti shpirtin e gruas se ke puthur kurrë,

Se burri i vërtetë dashuron me zemër,

Ndërsa mushokja qëndron mbi themër.

Fjala jote le të jet si mjalti,

Të shëroj plagë e jo të vrasi,

Kur s’di të dashurosh një grua zonjë,

Mos bëj zhurmë si mushkonjë.

/QendraPress/